Bie nga ndërtesa një grua, dërgohet me urgjencë në spital

Një shtetase ende e paidentifikuar ka rënë mëngjesin e sotëm nga lartësia e banesës ku jeton. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mine Peza” teksa e lënduara është dërguar me urgjencë në spital.

Gjithashtu, është përfshirë në aksident edhe një biçiklist 73 vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacione paraprake
•Më datë 16.03.2021, rreth orës 09:25, në rrugën “Mine Peza”, një shtetase ende e paidentifkuar, aksidentalisht ka rënë nga lartësia e banesës ku jeton, e cila u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
•Me datë 16.03.2021, në rrugën “Mine Peza” mjeti me drejtues shtetasin A. K., ka aksidentuar biçiklistin shtetasin R. S., 73 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 16.03.2021 10:21

Tags: