Kryeministri Edi Rama është kritikuar nga opozita në Shqipëri për fjalimin e mbajtur në Strasburg në Këshillin e Evropës.
Kritikave kryeministri iu përgjigj me një postim në tëitter ku shprehet se opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse.
“Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe, që lemerisi botën me shkulësit e organeve shqiptarë! Opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse…”, shkruan Rama.
Ish-kryeministri Sali Berisha e quan Ramën armik të kombit shqiptar, ndërsa qëndrimin e tij në Strasburg e quan si thikë pas shpine për Kosovën dhe Shqipërinë.
Berisha në konference me gazetaret u shpreh se fjalimi i Ramës ishte grotesk që mund ta mbante vetëm Lukashenko i Bjellorusisë./albeu.com