Ju asnjëherë nuk e dini se çfarë ka përdorur baristi për ta vendosur limonin në pije. As portokallin që duket aq i freskët dhe aq më pak mjedrrën që të shkel syrin që nga brenda koktejlit.
Mund të kenë qenë thjesht duart e tij, por a jeni të sigurtë që duart kanë qenë të pastra? Pasi ta bëni këtë pyetje tundimi për të ngrënë apo pickuar frutat zbukuruese të pijes, do t’ju reduktohet ndjeshëm.
Për të mos përmendur më pas faktin që “zbukurimet” e servirjes në pjesën më të madhe të rasteve nuk mbahen në vende të përshtashme.
Arsyeja është e thjeshtë, pasi duhet të lihen në një vend lehtësisht të dukshëm, në mënyrë që banakieri t’i shohë e t’i vërë në pije me lehtësi.
Dekorimet në një pije vendosen për t’i dhënë shijen dhe aromën e duhur kësaj të fundit. Kështu që nëse i hani ato që në fillim me siguri ju nuk do të mund ta shijoni më pijen ashtu siç duhet.
Ps: E keni vënë re që pijedashësit s’i prekin kurrë? Madje besdisen kur i shohin nëpër gota? Ata e dinë ç’bëjnë prandaj, bëni kujdes në gotën e radhës.