Momenti kur këmbësoria ukrainase shkatërron tankun rus, fillimisht e godasin me mortaja (VIDEO)

Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, duket se kohëve të fundit forcat vendase po fitojnë terren ndaj ushtrisë ruse.

Këmbësoria e ushtrisë ukrainase, përkatësisht brigada e 92-të e motorizuar, ka arritur me precizitet të lartë të shkatërrojë tankun rus. Pamjet e filmuara me dron nga ajri, shfaqin tankun që sulmohet nga kënde të ndryshme nga kjo brigadë e ushtrisë ukrainase, transmeton Telegrafi.

Fillimisht i shkaktohet dëm i vogël sa për ta neutralizuar dhe ta paaftësojë që të lëvizë tutje. Më pas goditet sërish, por ishin predhat që binin nga droni që e shkatërruan plotësisht.

Në një moment shihet ushtari që ishte brenda tankut që tenton të largohet, por e kupton se është e kotë dhe futet sërish brenda me shpresën se do ta mbrojë pjesa e blinduar e tankut.

Ndryshe ukrainasit po vazhdojnë me kundërofensivën në rajonet që janë nën kontrollin e rusëve, duke arritur që të çlirojnë shumë qytete e fshatra.

Ndërkaq presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, është zotuar se do të rikthejnë çdo pëllëmbë të territorit të Ukrainës – duke aluduar edhe në Krimenë që vite më parë ishte aneksuar nga Rusia.