Kate Middleton është kthyer në një nga ikonat më të mëdha të modës në Britani të Madhe. Që kur u martua me Princin William dhe u bë Dukesha e Kembrixhit, ajo tërheqë vëmendjen më veshjet e saja.
Duke qenë pjesë e familjes mbretërore, nëna e Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, pritet të ndjekë një stil të veçantë, por sipas sugjerimeve të modës.
Por pse Kate rrallëherë e shohim me pantallona, dhe pse këta të fundit janë shumë trend? A ekziston një rregull mbretëror që e ndalon atë? Ose është thjesht më tërheqëse me funde dhe fustane.
Nuk ka një rregull mbretëror që thotë se gratë në familjen mbretërore nuk mund të vishen me pantallona, pasi Kate dhe Meghan e kanë bërë disa herë.
Megjithatë, arsyeja pse ne rrallë e shohim dukeshën në pantallona, besohet të jetë thjesht preferencë.
Zakonisht në ngjarjet mbretërore, Kate do ka zgjedhur një fustan apo një pallto.
Ka pasur disa raste dukesha ka veshur pantallona, por kryesisht për shkak të një ngjarjeje sportive, ose pak më pak formale se të tjerat.