“Partia në pushtet na donimon në rrjetet sociale”, Berisha porosi strukturave: Të ecim drejt shtresës gri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lënë një porosi për strukturat e Partisë Demokratike që të shtojnë angazhimin në rrjetet sociale si formë komunikimi me shtrsën gri të elektoratit.

Berisha tha se PS i dominon pasi postojnë 2 herë më shumë edhe pse sipas tij interesi për ta është 2 herë më i ulët se për opozitën.

“Partia në pushtet sot na dominon në rrjetet sociale. Kanë më shumë se 2-fishin e postimeve në krahasim me ne. Por ata nuk kanë një gjë. Nuk kanë interesin e publikut. Interesi i publikut është dy herë më i madh për opozitën.

Por sa e shfrytëzojmë ne këtë gjë?! Duhet të ecim drejt shtresës gri. Kjo përcakton fitoren. Duhet të jemi në lartësinë e misionit. Kërkohet që secili nga ne të ketë një program ditor. Çdo anëtar i yni të bëjë takime”, u shpreh Berisha./albeu.com

 

 


Shtuar 9.10.2022 11:09