Ngjarja e rëndë në Elbasan, bashkëshorti qëllon me armë gruan

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Elbasan.

Mësohet se një grua është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se mund të jetë qëlluar nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja ka ndodhur pranë Gjykatës së qytetit, ndërsa policia ka bërë të ditur se autori i dyshuar është shtetasi me iniciale K.B., i cili dyshohet se ka qëlluar ndaj gruas së tij me armë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

 


Shtuar 6.05.2021 12:37