ERE pezullon vendimin për rritjen e energjisë për abonentët familjarë

ERE ka mbledhur ditën e sotme bordin dhe ka pezulluar tarifën për energjinë elektrike për muajin tetor.

Bordi diskuton “Për një ndryshim në vendimin nr. 242, datë 23.09.2022, të bordit të ERE-s, “Mbi miratimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike prej 42 lekë/kËh për konsumin mbi 800 kWh/muaj për klientët familjarë për periudhën 1 Tetor – 31 Dhjetor 2022”, thuhet ne njoftimin e shperndare per mediat.

Kryetari i ERE, Petrit Ahmeti tha se “çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë”.

“Vendimi i mëparshëm nuk ka efekt, leximi do te behet në fund të muajit”, tha ai.

Mbledhja e bordit te ERE vjen pasi qeveria anuloi vendimin për vendosjen e fashes 800 kwh per muajin tetor./albeu.com