Morinë, Kukës/Vijojnë operacionet nga Policia Kufitare dhe DVP Kukës, për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Operacioni policor i koduar “Tentativa”, i zhvilluar nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës.
Arrestohet në flagrancë 53-vjeçari, i cili theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, duke iu ofruar rreth 2000 euro.
Shpallet në kërkim djali i tij.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia Kufitare Morinë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme është zhvilluar një tjetër operacion policor, i koduar “Tentativa”.
Bazuar në informacionet e siguruara nga hetimet proaktive, gjatë operacionit u godit një rast i transportimit të emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit. Si rezultat u vu në pranga shtetasi B. M., 53 vjeç dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi G. M., 18 vjeç, të dy banues në Kukës.
18-vjeçari transportonte me një automjet tip furgon, kundrejt fitimit, 59 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Ky shtetas ka mundur të largohet, duke përfituar nga errësira. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.
Shtetasi B. M., babai i 18-vjecarit, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar rreth 2000 euro, me qëllim që të mos kryenin veprime procedurale për këtë rast.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën 11460 euro dhe 5000 lekë, të dyshuar të përfituar në këtë veprimtari kriminale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. M dhe shpallja në kërkim e djalit të tij, shtetasit G.M.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë?️?
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit??
#nëshërbimtëqytetarëve?️??️