Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se kanë vjedhur metale tek ish-uzina në Laç.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit me inicialet G. A., 25 vjeç dhe R. L., 32 banues në Kurbin, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes.
Të rinjtë u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me mjetin tip kamionçinë me drejtues shtetasin G. A. dhe pasagjer shtetasin R. L., të ngarkuar me hekur, të cilin e kishin vjedhur tek ish-uzina në Laç. Gjatë shoqërimit të tyre në Komisariatin e Policisë Kurbin, shtetasi R. L. ka dëmtuar me gurë automjetin e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës”.