Kualifikimi në finalen e Champions,Tuchel: E merituam

Nuk janë vetëm lojtarët që mund të shkruajnë historinë në futboll. Finalisti i Ligës së Kampionëve në sezoni n 2019-2020 me Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel do të jetojë edhe një herë një finale të këtij kompeticioni madhor, por këtë herë me Chelsea-n! Pasi eliminuan Real Madrid (1-1, 2-0) në gjysmëfinale, Blutë do të sfidojnë Manchester City më 29 maj në Stamboll për ndeshjen e fundit para kurorëzimit. Kundër Merengues, ekipi londinez zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë.

Pas vërshëllimës së fundit, Thomas Tuchel, foli për mikrofonat e “RMC Sport”, ku përgëzoi ekipin e tij për triumfin: “Në pjesën e dytë, ne ishim shumë të fortë. Në fillim, vuajtëm pak, pasi Real Madrid kishte një zotërim të madh të topit. Ishte e vështirë për të fituar topin, por kur e morëm bëmë mjaft mirë. Në të dytën, ne ishim shumë të fortë, krijuam shumë shanse dhe mund të realizonim edhe më shumë gola. Por ishte e vështirë për të shënuar dhe për këtë, e përgëzoj ekipin sepse asnjëherë nuk e humbi përqendrimin dhe fundi ishte i jashtëzakonshëm. Mentalitetin në pjesën e dytë, ishte kënaqësi ta shikoja ”.

Një finale e Ligës së Kampioneve, gjermani ka një buzëqeshje në fytyrë. Sidomos kur ai punon me një ekip që i pëlqen. “Nuk është kundër PSG-së ose për të treguar diçka. Është një dhuratë për mua të punoj në futboll, të punoj çdo ditë dhe të kem djem të tilë, që më besojnë  dhe që më japin mundësinë të stërvis skuadra si Chelsea ose Paris. Na duhet një ekip shumë i fortë, si këtu, për të arritur në finale, ” shtoi ish-trajneri i kampionëve francezë, i cili nuk dëshironte të bënte një krahasim me ish-klubin e tij.

“Është gjithmonë ndryshe sepse kultura është e ndryshme kur bëhet fjalë për stërvitje në një ekip. Këtu, gjeta një klub shumë të fortë, shumë të përqendruar. Ekziston një mentalitet i fortë dhe kam patur  mbështetje nga dita e parë. Premier League është e jashtëzakonshme sepse nuk jep mundësinë e rikuperimit. Është kënaqësi të jem trajner këtu (Angli) ”. Të katërtët në Premier League, finalist në Ligën e Kampioneve  dhe FA Cup: Sezoni i parë i Thomas Tuchel në Chelsea është shumë i mirë, por mund të jetë edhe më shumë brenda pak ditësh.


Shtuar 6.05.2021 10:33