Gati 10,000 pasagjerë të linjave ajrore në Indonezi janë testuar për koronavirusin me tamponë të përdorur hundësh. Ky mashtrim ka bërë që autorët të përfitojnë mijëra dollarë, sipas policisë indoneziane.
5 punonjës të një kompanie të madhe farmaceutike indoneziane u arrestuan më 27 prill pasi dyshohet se kanë larë dhe ripaketuar tamponët, duke i përdorur më pas për udhëtaret në aeroportin Ndërkombëtar Kualanamu në Medan, Sumatra Veriore.
Sipas policisë, ky mashtrim është bërë për 4 muaj rresht, ndërsa autoritetet po hetojnë numrin e viktimave të prekura nga tamponët e ripërdorur.
Të dyshuarit, nëse shpallen fajtorë do të dënohen me 10 vjet burg, sipas ligjit shëndetësor në Indonezi.