Holanda nuk e ka gjetur ende pasuesin e Koeman, del në skenë ish-trajneri i Interit

Largimi i Ronald Koeman drejt Barcelonës ka lënë bosh pankinën e Holandës, që ia ka besuar drejtimin e përkohshëm Dwight Lodeweges, i cili do të jetë në trajner i “tulipanëve” edhe për 3 ndeshjet e tetorit, ndaj Meksikës në një test miqësor dhe ndaj Bosnjës e Italisë në Ligën e Kombeve.

Drejtuesit e Federatës Holandeze të Futbollit janë vënë në lëvizje për të gjetur pasuesin e Koeman, por deri tani stoli është refuzuar nga emra si Bert van Marwijk, Louis Van Gaal dhe Henk ten Cate, ndërsa emri favorit për momentin është ai i Franck De Boer.

Të lidhura

None found

Ish mbrojtësi holandez ka pasur një eksperiencë mjaft të mirë si trajner te Ajaxi, por më pas ka dështuar te Interi, Crystal Palace dhe Atlanta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe tani është gati të riniset nga pankina e “tulipanëve”.

Siç raportojnë mediat holandeze, diskutimet mes palëve kanë avancuar dhe nuk përjashtohet mundësia që emërimi i De Boer në pankinën e lënë bosh nga Koeman, të vijë që brenda këtij muaji.


Shtuar 17.09.2020 12:32