Gentian Progni, ekspert i IT është shprehur se ndër institucionet e hakeruara në Shqipëri është edhe Televizioni Shqiptar. Sipas Prognit, për kthyer arkivat janë kërkuar 900 mijë dollar.
Ai shtoi gjithashtu se edhe një bankë e nivelit të dytë ka probleme me të dhënat.
“Serverat e RTSH-së janë hakeruar dhe janë 900 mijë dollarë që i janë kërkuar. Është edhe një bankë e nivelit të dytë që ka probleme me të dhënat në Shqipëri”, tha Progani.
Komentet Progni i bëri në emisionin “Opinion” ku ishte i ftuar./albeu.com/