Sipas raportimeve nga Anglia, Manchester United është duke punuar për rinovimin e kontratës së Marcus Rashford. Pas një sezoni mediokër, reprezentuesi anglez e ka nisur këtë sezon si pjesë e rëndësishme e skemave të Erik Ten Hag dhe klubi dëshiron të vulosë rinovimin e tij përpara Kupës së Botës.
Me një kontratë në fuqi deri në qershor të vitit 2023, futbollisti ka ngjallur interesin si te Real Madridi ashtu edhe te PSG-ja, ndaj për të shmangur komplikimet nuk duan të arrijnë në muajin janar pa e zgjatur kontratën.
Nga ana e tij, lojtari është shprehur shumë i lumtur në Premier League, ku sapo është zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit shtator dhe gjithçka tregon se negociatat për rinovimin e tij nuk do të zgjasin shumë.