Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u pyet në lidhje me vendimin e qeverisë për të mos vendosur fashën e energjisë 800kËh për abonentë familjarë duke nisur nga 1 tetor.
Meta tha se vendimi për vendosjen e kësaj fashe e mori Etni Rregullator i Energjisë, ndërsa Rama e zhbëri. Ish-presidenti shtoi se kjo tregon se shteti ka rënë dhe nuk kemi institucione të pavarura.
“Cilin vendim? Ky vendim i marrë i shpallur i zhbërë në mënyrat më të turpshme tregon dhe njëherë nuk ekziston shteti i të drejtës, nuk ka institucione të pavarura. Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë. Me të dyja vendime, sidomos me këtë të dytën është shpallur mos-ekzistenca e ERE-s. Ky është vendim që ERE mori ishte i bazua vetëm në një analizë të KESH. Kemi një tejkalim kompetencash”, tha Meta./albeu.com
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/2972486896387970