Paraditen e kësaj të enjte prindërit dhe fëmijët të cilët kanë mbetur mes katër rrugëve pas vendimit të qeverisë për të mbyllur kopshtin “Zybeide Hanim”, pjesë e Turgut Ozal, kanë dalë në protestë para kryeministrisë.
Pak momente më parë prindërit kërkuan të vendosen në shkallët e Kryeministrisë, por menjëherë ndëhyri Policia e Shtetit duke i zbritur nga aty.
Prindërit e cilësojnë të padrejtë vendimin e Keshillit të Ministrave dhe kërkojnë një zgjidhje./albeu.com