Rama sulmon Bashën: Tirana dikur simbol i pisllikut, ra në gjumë me atë që gërhiste

Kryeministri Edi Rama ka pasur sërish fjalët më të mira për bashkinë e Lezhës, sa i përket pastërtisë gjatë sezonit turistik që lamë pas.

Në bilancin e sezonit veror, Rama tha se bashkia e Lezhës ishte një shembull inkurajues, ndërsa veçoi sërish bashkinë e Vlorës, për të cilën kishte komente negative.

Rama gjithashtu nuk la pa sulmuar bashkën, në lidhje me pastrimin e Tiranës.

“Nëse kthejmë kokën pas shumëkush e ka harruar, e keqja harrohet shpejt e mira nuik mbaron kurrë, kemi pasur një turizëm krejtësisht primitv dhe jashtë çdo lloj standardi të konkurrencës ku Shqipëria ka fatin por edhe peshën e vështirësisë mes lojtarësh botërorë të turizmit mes lojtarësh botërorë të turizmit, Greqia, Italia dhe lojtarësh rajonalë.

Deri para 30 vjetësh kemi qenë një vend pa turizëm dhe sot pjesëmarrja e këtij sekotori në volumin e ekonomisë është nga 4-17%.

Kemi qenë një vend që bënim lajm për pisllëkun, që dilnim në mediat e huaja si një vend i ndotur. Jo më larg se këtu kemi pasur një nga gangrenat më të shëmtuara të kontinentit europian që bënte lajm në mediat më të rëndësishme dhe është bërë subjekt i kronikave televizive në Gjermani, Angli e kështu me radhë.

Kemi pasur këtë vit falë punës këmbëngulëse, për të cilin kishim filluar punën një vit më parë, siç kemi filluar punën për vitin e ardhshëm nën drejtimin e ministres së mjedisit dhe shembullit inkurajues të një bashkie, më konkretisht bashkisë së Lezhës, sa i përket pastërtisë.

Me përjashtim të bashkisë së Vlorës, kemi pasur një sezon realisht të pastër, duke filluar nga Tirana. Të gjitha përshtypjet e vizitorëve të huaj fillojnë me pastërtinë. Në një kryeqytet që ishte simbol i pisllëkut që ra në gjumin e thellë, që mbase të gjithë e kanë harruar bashkë me atë që gërhiste”, tha Rama.

 

 


Shtuar 27.09.2022 12:13