Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kryeministri Edi Rama bëri thirrje të ketë vëmendje dhe te sulmet kibernetike, ndërsa përmendi edhe rastin e sulmit nga Irani ndaj Shqipërisë në korrik.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/799217617986291/
“Në një kohë kur një mori krizash e kanë zhytur botën në trazira do të doja ti kërkoja asamblesë të përqendronte vëmendjen te siguria kibernetike. Bota sot është e pandarë me teknologjinë. Shqipëria pësoi një sulm me qellim vjedhjen e të dhënave dhe paralizim të sistemeve në korrik. Një hetim i kryer me ekspertizën më të mirë ka konfirmuar se sulmi ishte një agresion i orkestruar nga Irani. Qeveria shqiptare nuk pati zgjedhje por ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Ne i bëjmë thirrje OKB-së të përqendrohet më seriozisht për sigurinë kibernetike për të ndihmuar në parandalim”, tha Rama./albeu.com