Pse është e rëndësishme të kalojmë kohë me veten?

Koha që kalojmë vetëm luan një rol vendimtar në shëndetin tonë mendor dhe fizik. Gjetja e kohës për veten, por edhe kalimi i kohës me veten, ka një sërë përfitimesh kryesore, duke përfshirë kohën për ‘eksplorim të brendshëm’, kreativitetin dhe energjinë për shoqërim.

Shenjat që ju duhet kohë për veten

Nuk është gjithmonë e lehtë të dalloni shenjat që ju duhet pak kohë larg të gjithëve. Disa nga këto janë:

  • Acaroheni lehtë, shpesh për çështje të parëndësishme
  • Nuk dëshironi të bëni gjëra me miqtë ose familjen
  • Ndiheni të stërngarkuar
  • Keni vështirësi në përqendrim
  • Në përgjithësi jeni në ankth për të kaluar kohë me njerëz të tjerë

Nëse ‘luftoni’ me ndonjë nga këto shenja, të kaloni pak kohë vetëm me veten mund të ketë një efekt të rëndësishëm restaurues.

Kreativiteti

Kur jeni vetëm, mund ta lini mendjen tuaj “të lirë” për të ëndërruar dhe për të rritur kreativitetin tuaj. Kur nuk shqetësohemi për atë që thonë të tjerët dhe ndërveprojmë me njerëzit e tjerë, ne fokusohemi “përbrenda”.

Sipas hulumtimeve, të qenit vetëm mund të çojë në ndryshime në tru që ushqejnë procesin krijues. Prandaj, njerëzit që me qëllim kalojnë kohë vetëm priren të jenë shumë kreativë.

Në një studim të botuar në revistën Nature Communications në vitin 2020, studiuesit zbuluan se izolimi i qëllimshëm social çon në rritjen e aktivitetit të qarqeve nervore të lidhura me imagjinatën. Me fjalë të tjera, kur truri nuk merr asnjë stimulim social, ai forcon “rrjetet krijuese” të tij për tëmbushur boshllëkun.

Secili person ka nevoja të ndryshme në lidhje me kohën e tij sociale dhe personale. Gjithmonë duhet të përpiqeni të gjeni ekuilibrin dhe atë që funksiono


Shtuar 24.09.2022 17:40