Zhdukja e Ervis Martinajt, Rrumbullaku: Do flasim me fakte dhe prova

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka deklaruar këtë të premte se për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj policia është duke punuar dhe se do të flasë me fakte e prova.

“Mund t’ju them që strukturat e Posaçme të luftës kundër krimit, në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në nivel vendor janë të angazhuara maksimalisht. Do të flasim mbi fakte, mbi prova. Nuk mund të flasim pa pasur prova” tha ai.

Të lidhura

None found

Edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi se do të flitet kur të kenë prova e nuk mund të flasin pa i pasur ato. “Ne do të flasim kur të kemi prova. Policia e shtetit nuk mund të flasi pa pasur prova,” tha ministri.