Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë edhe 3 persona të prekur me virusin Korona.
Gjatë këtyre 24 orëve janë regjistruar edhe 70 raste pozitive, derisa janë shëruar edhe 122 pacientë, shkruan lajmi.net.
Të lidhura
None found
Ky është njoftimi i IKSHPK-së:
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 633 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 70 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 14.566 raste nga 57.239 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 589 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.272 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.705.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 9 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Viti dhe Vushtrri.
