Kishin kthyer qendrën e masazhit në vatër prostitucioni, kapen dy vëllezërit në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy pronarë të qendrave të masazhit, të cilët shfrytëzonin ambjentet e punët për prostitucion.

Mësohet se bëhet fjalë për dy vëllezër, Mario dhe Andi Roshi. Njëkohësisht janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 5 vajza, të cilat përdoreshin për ushtrimin e aktiviteteve të tilla me dyshim ushtrim prostitucioni.

Kjo nuk është hera e parë që biznese të tilla janë përdorur për aktivitete të paligjshme, ndërsa në pranga të policisë edhe më herët kanë rënë të tjerë pronarë.


Shtuar 12.09.2020 12:22