Koronavirusi i merr jetën mësuesit 47 vjeçar nga Pogradeci

Një mësues 47 vjeçar nga Pogradeci ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e infektimit me koronavirus teksa ndodhej i shtruar në spitalin infektiv në Tiranë.

Nuk dihet nëse mësuesi vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese, ndërsa pritet që rasti i tij të jetë pjesë e të dhënave të sotme të Ministrisë së Shëndetësisë.

Që nga shpërthimi i pandemisë kanë humbur jetën 327 persona, teksa sipas shifrave të bëra publike dje nga ministria 6443 pacientë janë shëruar.


Shtuar 12.09.2020 12:25