Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në Sarandë. Burimet bëjnë me dije se aksidenti në fjalë ka ndodhur në fshatin Kranë, Sarandë.
Mësohet se nga ky aksident i rëndë ka humbur jetën një shtetas i fshatit Mursi në Bashkinë e Konispolit.
Nuk dihet ende dinamika dhe shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/