Probleme për Napolin, Koulibaly mbyll sezonin

Napoli e mbylli në mënyrën më të keqe ndeshjen e fundit ndaj Cagliarit.

 

Jo vetëm që pësuan gol në fundin e ndeshjes, por edhe qendërmbrojtësi Kalidou Koulibaly pësoi lëndim muskulor në minutat e fundit.

Pas testeve mjekësore të bëra, u kuptua se është lëndim i shkallës së parë në këmbën e djathtë.

Senegalezi do të bëjë disa terapi, mirëpo ky edicion thuhet se ka mbaruar për lojtarin që do jetë jashtë fushe për dy javë.

Ai do mungojë ndaj Spezias, Udineses dhe Fiorentina, derisa rikthimi ndaj Veronas është vërtet i vështirë.

Tani, pritet që Amir Rrahmani të jetë sërish në formacionin bazë duke marrë parasysh lëndimin e lojtarit.


Shtuar 4.05.2021 14:33