Ditën e djeshme nisi viti shkollor 2022-2023. Kjo është dita që mezi e kanë pritur dhe tani, që është afruar aq afër, provokon shumë ankth dhe hutim njëherësh. Fëmijët që shkojnë në klasë të parë janë ankthioz e të hutuar, sepse përjetojnë disa ndryshime: fillimin e shkollës, njohjen me mësuesen dhe shokët e rinj.
A do ta mbajë mend mësuesja? A do të dijë t’i thotë gjërat si i do mësuesja? Po detyrat çfarë janë; a do të dijë t’i bëjë vetë? Po ata fëmijët e tjerë a do t’i ketë shokë, apo do të jenë të çuditshëm?
Të gjitha këto pyetje dhe pikëpyetje krijojnë një gjendje që nuk është e lehtë të përballohet. Prindër! Mësues! Qetësojini duke u treguar se i kuptoni dhe u jepni të drejtë, pasi edhe ju kur ishit si ata dhe shkuat në shkollë, provuat të njëjtën gjë. Ju tashmë të rritur, do të jeni bashkë me ta për t’i sigurar se nuk janë vetëm dhe për t’i nxitur të besojnë te vetja, se janë po aq të zotë sa ju që e keni mbaruar shkollën.
Marrë nga Facebook-u i pediatres Lira Gjika