Ju ka munguar? Albëria zbulon kështu rikthimin e të bijës në muzikë (FOTO LAJM)

Është padyshim një ndër personazhet publik më të komentuar. Anxhelina Hadërgjonaj merr gjithmonë vëmendjen e të gjithëve me fotot provokative që ndan në rrjete sociale.

Prej shumë vitesh është distancuar nga muzika, por tashmë ka ardhur koha që të rikthehet më fuqishëm se kurrë.

Këngëtarja e njohur shqiptare e cila jeton prej vitesh në SHBA, ka postuar një foto në rrjete sociale, krahas së cilës shkruan: “Stars align, stars align for you and I, You and I if ëe try it’s do or die.“, duke nënkuptuar kështu se këto vargje do të jenë pjesë e tekstit të këngës.

Projektin e saj e ka konfirmuar edhe e ëma, Albëria, e cila ka komentuar në postimin e së bijës, teksa shkruan: “Mezi po pres që ta dëgjoni këtë këngë së shpejti”. Si duket kënga do të jetë në gjuhën angleze, megjithatë këngëtarja nuk ka dhënë detaje se kur pritet të publikohet


Shtuar 7.09.2020 09:45