Inzaghi: Onana bëri një ndeshje të mirë

Trajneri i Interit, Simonne Inzaghi, ka bërë disa deklarata në mikrofonat e “Infinity” pas nokautit në Meazza ndaj Bayern Munich, ndeshje e vlefshme për raundin e grupeve të Champions League.

“Pas golit të parë na duhej të kërkonim shkëndijën për të barazuar rezultatin, por goli i dytë na preu këmbët.

Në pjesën e dytë ne krijuam disa raste për të shënuar, por nuk i shfrytëzuam siç duhej.

Onana? Ai bëri një ndeshje të mirë. Mora një vendim që të luaja zëvendësues në vend të Handanovic, De Vrij dhe Barella. Ata që i zëvendësuan, bënë shumë mirë”, është shprehur trajneri i Interit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 8.09.2022 08:10