Mjeku humb jetën pasi mori vaksinën “AstraZeneca”

Norvegjia ka njoftuar sot vdekjen nga hemorragjia cerebrale e një mjeku.

Mediat fqinje shkruajnë se mjeku, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, nuk i kishte mbushur ende 50 vjeç dhe u shtrua në spital pasi mori vaksinën “AstraZeneca”, por nuk është konfirmuar ende nëse ishte vaksina ajo që i solli vdekjen.

Kjo është vdekja e dytë e raportuar ditët e fundit në vend, e cila të enjten pezulloi “për arsye paraprake” përdorimin e vaksinës të zhvilluar nga laboratori britanik-suedez.

“Ne as nuk mund të përjashtojmë dhe as të konfirmojmë se kjo ka të bëjë me vaksinën,” tha zyrtari norvegjez i Autoritetit të Barnave Steinar Madsen në një konferencë shtypi.

 

 


Shtuar 15.03.2021 20:07