Inteligjenca britanike: Forcat ruse në Ukrainë po vuajnë, viktima të shumta dhe probleme me pagat

Forcat ruse vazhdojnë të vuajnë nga çështjet e moralit dhe disiplinës në Ukrainë, thotë inteligjenca britanike në përditësimin e saj të fundit.

Në atë që ka qenë një tipar i pushtimit për Moskën, trupat e saj po vuajnë “lodhje luftarake dhe viktima të mëdha”, por edhe probleme me pagat e tyre, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

“Në ushtrinë ruse, të ardhurat e trupave përbëhen nga një pagë bazë modeste, e shtuar nga një shumëllojshmëri komplekse shpërblimesh dhe shtesash. Në Ukrainë, ka shumë të ngjarë që ka pasur probleme të rëndësishme me mospagimin e shpërblimeve të konsiderueshme luftarake,” tha departamenti.

“Ushtria ruse ka dështuar vazhdimisht në sigurimin e të drejtave bazë për trupat e dislokuara në Ukrainë, duke përfshirë uniformën e duhur, armët dhe racionet, si dhe pagesën. Kjo pothuajse me siguri ka kontribuar në vazhdimin e moralit të brishtë të pjesës më të madhe të forcës”, thuhet ndër të tjera në përditësimin e fundit./albeu.com