Erion Braçe është jo vetëm një tifoz i flaktë i Partizanit, por edhe mbështetës i madh i Juventusit. Nëse në Shqipëri ekipi i tij i zemrës ka ende shanse që të shpallet kampion, në Itali është zyrtarizuar rivali tjetër, Interi, që ka festuar në ditën e sotme për titullin pas 9 viteve të sundimit të Juventusit.
Për këtë arsye Braçe ka zgjedhur që thumbojë nëpërmjet postimit të tij në rrjetet sociale teksa shkruan: “Ka që fitojnë e bëjnë histori, por ka edhe nga ata që fitojnë një herë, harrohen, zhduken”.
View this post on Instagram