Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat mesditën e sotme ka folur edhe për përgjigjen e Drejtorisë së Gjendjes Civile për kërkesën e SPAK për gjeneralitetet e tij.
Ai konfirmon se është Ilir Metaj dhe se është krenar për emrin e tij.
“Ta keni të qartë; jam Ilir Rexhep Metaj. I lindur në 24 mars në Çepaj të Skaparit. S’kam arsye që mos të jem krenar për emrin tim. Edhe fëmijët e mi kanë arsye të forta që të jenë krenarë për babanë e tyre. Duhet të jeni të qetë. Shikoni skandalet se si vidhet populli shqiptar. Shikoni se si është asgjësuar gara. Se ça po i bën mafia e qeverisë këtij vendi. Meta do jetë në krye të kësaj beteje, në anën e duhur, të luftës në këtë betejë evropiane.”, tha Meta.
Mes të tjerash ai shtoi se; “Duhet të keni parasysh se çdo dokument e çdo firmë e titullarit është e shoqëruar me vulë protokolli, janë 500 verifikime nga ana formale dhe konfirmojmë mënyrën më të qartë apo autenticitetin e shkrimit. Që ju mos të shqetësoheni për këtë çështje, apo ata që e shpikën.”/albeu.com