Parashikimi i “zymtë”, lufta mes Rusisë dhe Ukrainës mund të zgjasë 80 vjet

Sky News, gjatë një interviste me profesorin Michael Clarke në lidhje me luftën në Ukrainë që ka nisur prej 6 muajsh, ka dalë në një parashkim të zymtë.

Ish-drejtori i përgjithshëm i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara tha: “Mendoj se kjo luftë mund të vazhdojë për 50-80 vitet e ardhshme. Rusia nuk pranon që Ukraina ka të drejtë të jetë shtet i pavarur dhe Ukraina jeton me një kërvcënim ekzistencial për ekzistencën e saj.

Unë mendoj se do të ketë një sërë konfliktesh ndezje/fikje, armëpushime për disa vite. Historia do të gjykojë se gjithçka filloi në 2013-14.

Kjo do të ishte një fitore e madhe, të paktën për këtë herë për Ukrainën dhe një humbje dhe poshtërim i madh për Putinin që do të ishte me fat të mbijetonte. Pas një beteje 18-mujore që mund të ketë kushtuar, deri atëherë deri në 200.000 ruse.”

Më pas ai ka folur edhe për pasardhësin e mundshëm të Vladimir Putin, për të cilin shton se dhe ai nuk do të jetë një njeri i mirë dhe armiqësia me Ukrainën do të vazhdojë./albeu.com