Mjeti i ushtrisë del nga rruga, lëndohen dy ushtarë dhe shoferi në Himarë

Një automjet i ushtrisë shqiptare është aksidentuar në Himarë, në vendin e quajtur “Qafa e Vishës”. Policia bën me dije se nga aksidenti janë lënduar dy ushtarakë, njëri 23 vjeç dhe tjetri 32 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Himarës.

Po ashtu në spital është edhe shoferi 64-vjeçar. Për fat të mirë të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i këtij aksidenti dyshohet së ka qenë humbja e kontrollit mbi drejtimin e mjetit.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Qafa e Vishës”, shtetasi P. N., 64 vjeç, duke drejtuar një automjet të ushtrisë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

64-vjeçari, së bashku me 2 prej ushtarakëve që udhëtonin në këtë mjet, shtetasit G. H., 23 vjeç dhe J. Ll., 32 vjeç, ndodhen në spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com