“Capëtohet” Roma, pas dëmtimit të Wijnaldum edhe Zaniolo lë fushën në ndeshjen ndaj Cremonese-s

 

Roma dhe Jose Mourinhon janë tronditur dy herë ditën e sotme. Fillimisht para ndeshjes me Cremoneses, ku blerja e bujshme Wijnaldum pësoi një dëmtim të rëndë dhe pritet mungojë gjatë dhe një tjetër “goditje” gjatë ndeshjes që po zhvillohet në Olimpico.

Në fundin pjesës së parë, ylli i skuadrës Nicolo Zaniolo merr një goditje nga mbrojtësi kundërshtar dhe dëmton rëndë shpatullën.

Pas ndihmës së mjekëve ai u nxorr nga fusha me makinën e emergjencës, ndërsa vendin e tij e zuri El Sharaëay.

Nuk dihet sesa i rëndë është dëmtimi i 23-vjeçarit, por nga pamjet në fushë shpresat se mund t’ia hedhë paqë duken të pakta./albeu.com

 


Shtuar 22.08.2022 19:25