Linda Flloko, vajza e vetme e Timo Fllokos dhe Vera Grabockës ndonëse gjithnjë ka zgjedhur të rrijë larg vëmendjes mediatike dhe ekranit, duket se e ka patur të pamundur.
Linda, e cila prej vitesh jeton në Los Angeles, California është takuar së fundmi me Arilena Arën me të cilën nuk e dinim se gëzon një miqësi kaq të ngushtë. Këngëtarja është bërë shkak që Instagrmit t’i shtohen disa foto të këndshme.
Linda duket se ka marrë tiparet më të bukura të çiftit të famshëm. Siç duket, Linda ka të njëjtin qëndrim, të njëjtën hijëshi dhe të njëjtin stil me producenten, e cila gjithashtu është shquar gjithnje për fizikun dhe ‘rininë e përjetshme’.
Vajza e aktorit të madh, është nënë e dy djemve nga martesa e saj me bashkëshortin e saj izraelit Ilan Gorodez./albeu.com/