Jennifer Lopez dhe Ben Affleck organizuan një ceremoni luksoze në shtëpinë e Affleck në Georgia për miqtë dhe familjen një muaj pas dasmës së tyre private në Las Vegas.
JLO kishte veshur një fustan mahnitës me mëngë të shkurtra me një vello të gjatë që i tregonte format. Velloja e saj ishte 5 metra e gjatë dhe u mbajt nga të pesë fëmijët e tyre, binjakët 14-vjeçarë të Lopez, Max dhe Emme, si dhe Violet, Seraphina dhe Samuel të Ben.
Nuk dihet ende kush e stiloi vellon e saj por nëse J.Lo ka zgjedhur stilistin amerikan, zgjedhja është e goditur pasi ajo veshi Ralph Lauren në ‘Met Gala 2021’, menjëherë pasi rinisi marrëdhënien e saj me Affleck.
Të ftuarit si Matt Damon, Jimmy Kimmel dhe Jay Shetty ishin veshur të gjithë me të bardha për t’u përshtatur me dekorimet luksoze me lule.