Kris arma në Fushë-Krujë, plagoset biznesmeni i njohur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë.

Burimet bëjnë me dije se është plagosur me armë zjarri Arben Dedja, pronar i një fasonerie në Fushë Krujë.

Dedja ka shkuar për të marrë ndihmën e parë shëndetësore në qendrën shëndetësore në Fushë Krujë dhe nga aty është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

 


Shtuar 1.05.2021 20:17