Marc Marquez duket se po ndiqet ende nga fati i keq. Ditën e sotme në pistën e Jerez në Spanjë po zhvillohen testet e lira para provave zyrtare dhe Marquez ka zbritur në pistë bashkë me pjesën tjetër të pilotëve.
Gjatë një xhiroje të shpejtë Marquez e ka çuar motorin e tij në limite dhe ka pësuar një aksident të frikshëm, që vjen vetëm disa ditë nga rikthimi në një garë zyrtare të Moto GP.
Pamjet e motorit tregojnë forcën e madhe të përplasjes, teksa lajmi i mirë është se Marquez është ngritur dhe ka shkuar me këmbët e tij në bokse. Mbetet të shihet gjendja e 8 herë kampionit të botës, teksa të gjithë janë të shqetësuar.
BIG crash for @marcmarquez93! ?
Thankfully the eight-times champion is back on his feet! ?#SpanishGP ?? pic.twitter.com/e2x5NiyWJL
— MotoGP™? (@MotoGP) May 1, 2021