Pas shtatëmbëdhjetë vitesh, për herë të parë Lionel Messi nuk u përfshi në listën e tridhjetë finalistëve për Topin e Artë.
Ishte faji i një sezoni të vështirë për fenomenin argjentinas, i pari në PSG, kuriozisht një vit pasi fitoi çmimin e tij të shtatë si lojtari më i mirë në botë.
Lajmi tronditi dhe indinjoi shtypin argjentinas, me gazetën Ole që sulmoi France Football (revistën që jep çmimin), duke e quajtur listën e zgjedhur “Topi i të çmendurve”. /albeu.com/