Është zbuluar një tjetër artist që do këndojë në “Sunny Hill Festival”, i cili do të mbahet për herë të parë këtë vit në Tiranë. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Dafina Zeqiri.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e “Sunny Hill”.
“E mrekullueshmja Dafina Zeqiri do të na bashkohet në Tiranë për të performuar hitet e saj më të nxehta të cilat të gjithëve na pëlqen që t’i këndojmë së bashku”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu dhe vetë artistja ka njoftuar fansat e saj se do të jetë pjesë e festivalit.
“Poo, do të performoj në një nga festivalet më të pëlqyera për ju, “Sunny Hill”, a jeni gati Tirana?”, ka shkruar Dafi.
Deri më tani janë zbuluar katër nga artistët që do të performojnë në festival, italiani i mirënjohur, Fedez, këngëtari shqiptar Dren Abazi si dhe këngëtari italin, Tananai.