COVID-19/ Sa persona janë vaksinuar në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njofton se në të gjithë Shqipërinë janë kryer 450,000 vaksinime kundër COVID-19.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja shkruan se vaksinimi nuk do të ndalet deri në vaksinimin e qytetarit të fundit në vendin tonë.

“Nga veriu në jug, vijon pa u ndalur vaksinimi masiv, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.  Ia kemi dalë të kryejmë mbi 450,000 vaksinime deri tani dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar,”-shkruan Manastirliu.


Shtuar 30.04.2021 18:54