Tragjike, gjendet trupi i mbytur i 9-vjeçarit në lumin Shkumbin

Një 9-vjeçar është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kurtaj, ndërsa nga hetimi paraprak dyshohet se i mituri me inicialet P.Ç është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Shkumbin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në fshatin Kurtaj, Peqin, në lumin Shkumbin, është gjetur i mbytur shtetasi P.Ç., rreth 9 vjeç, banues në fshatin Kurtaj, Peqin.

Nga hetimi paraprak dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Shkumbin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 23.08.2020 17:01