Destinacioni luksoz më i preferuari/ Vendet brenda dhe jashtë Shqipërisë ku kaluan pushimet VIP-at (FOTO LAJM)

Verës po i vjen fundi dhe me të edhe pushimeve për pjesën më të madhe të njerëzve. Mes tyre edhe personazhet publik dhe njerëzit e televizionit të cilët me të nisur vjeshta janë të anagzhuar me sezonin e ri televiziv i cili pas një pushimi të gjatë duhet të jetë sa më i kuruar.

Po ku pushuan të famshmit shqiptarë? Po ju a listojmë më poshtë disa prej tyre.

Për të nisur me Arbana Osmanin e cila mban edhe “kurorën” këtë vit për numrin e udhëtimeve. Me të mbaruar BB VIP, Arbana nisi menjëherë udhëtimet në vende të ndryshme të botës. Arbana Osmani i nisi pushimet e saj me Romën, ku duket se i dha mjaft energji për të vizituar Londrën dhe më pas Mykonos. Arbana pushoi edhe disa ditë në shtëpinë e saj në Bjeshkë në Bogë të Shqipërisë të cilat dukeshin më çlodhëset nga të gjitha.

Pas me numrin e udhëtimeve nuk mbetet as Alekta Vejsiu. Pas një “xhiro” në Paris e Londër, moderatorja zgjodhi ishujt karaibe për të pushuar pak më gjatë, por ajo ka treguar gjithmonë se është një fanse e jugut të Shqipërisë ku edhe këtë verë i ka dedikuar disa dit të mira.

Ndryshe nga dy moderatoret e para, pushimet për Bora Zemanin ishin më familjare. Ajo pushoi me prindërit, vëllain dhe djalin e saj në një prej resoterve të shumta në Bodrum të Turqisë.

Këtë të fundit e zgjodhi edhe Arjola Demiri. Aktorja ka teguar shpesh herë se është fanse e resorteve luskoze në Turqi.

Edhe Jonida Maliqi nuk kaloi pa pushuar disa ditë në Mykonos këtë vit, por këto pas disa pushimeve në Zanzbiar e disa të tjerave në Amsterdam e Itali.

Mykonos duket se po merr “çmimin” si i preferuari i VIP-ave shqiptarë. Atë e zgjodhi edhe Blendi Fevziu i cili nuk na kurseu një foto me vajzën e tij të madhe prej andej.

Edhe Antolea Berisha zgjodhi gjithashtu Mykonos, pas disa ditëve pushime në jug të Shqipërisë.

Ardit Gjebrea ka treguar ndër vite se preferon resortet e Turqisë për të pushuar me familjen. Njësoj edhe këtë verë ai ka zgjedhur Bodrumin siç kemi parë në rrjetet sociale./albeu.com/