Të tjera detaje kanë dalë nga historia tragjike e shqiptarit në Angli, i cili i vuri flakën vetes përpara djalit të tij.
Sipas Daily Mail, në seancën gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme për bashkëshorten e tij, u zbulua se Bylent Troshupa ishte futur në borxhe për shkak të bixhozit.
Ai kishte marrë 250 mijë paund borxh me të cilat luante kumar gjatë periudhës së pandemisë. Për shkak të bixhozit, 53-vjeçari i divorcua nga bashkëshortja e tij, Julie Martin 51 vjeç e cila gjithashtu mori nën kujdestari dhe djalin e çiftit.
Në nëntor të vitit të kaluar, 53-vjeçari shkoi në shtëpinë ku jetonte bashkëshortja dhe djali 16-vjeçar. Me vete ai kishte një thikë, një shishe me benzinë dhe një zarf me para.
Troshupa e la zarfin me para në derën e shtëpisë, ku në momentin e ngjarjes ishte vetëm djali i tij 16-vjeçar. Babai i ra derës dhe u largua ku më pas në oborrin e banesës, i hodhi benzinë vetes dhe i vendosi flakën.
Djali i shqetësuar i telefonoi nënës së tij ndërsa ajo po kthehej me makinë nga puna rreth orës 20:30. Martin nxitoi për të ardhur në shtëpi teksa pa ish-bashkëshortin në flakë. Ishte një prej fqinjëve i cili i erdhi në ndihmë 53-vjeçarit duke e mbuluar me batanije.
Në vendngjarje mbërritën dhe forcat e policisë dhe ambulanca e cila e transportoi në spital. 53-vjeçari kishte pësuar djegie të shumta, ku pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.
Gjatë seancës dëgjimore në gjykatë, është lexuar dhe jetëshkrimi i Troshupës. Mediat britanike thonë se 53-vjeçari ishte një gjeni i matematikës si fëmijë, ku kishte fituar një konkurs kombëtar në Kosovë, ndërsa ishte renditur i treti në të gjithë ish-Jugosllavinë.
Ai ishte në vitin e dytë të studimeve për mjekësi në Kroaci kur filloi Lufta Ballkanike dhe iu desh të largohej pasi ishte në rrezik nga nacionalistët serbë si një mysliman etnik kosovar.
Troshupa mbërriti në Londër, por asnjë nga kualifikimet e tij nuk u njohën, kështu që ai punoi si shofer. Ai u takua me Martin dhe u martuan, por ai kishte probleme me shëndetin mendor nga lojërat e fatit.
Gjatë pandemisë, ai filloi të luante më shumë bixhoz duke u futur në borxhe, çka solli dhe ndarjhen nga bashkëshortja.