Shkencëtarët kanë zbuluar arsyen e vërtetë: Pse kruajmë kokën kur mendojmë?

Sa herë e keni kapur veten duke kruar kokën ndërsa mendoni dhe përpiqeni të merrni një vendim?

Shkenca ka një shpjegim përse e bëjmë këtë, dhe këtu janë arsyet.

Psikologët botërorë janë marrë me këtë temë dhe rezultatet e hulumtimit janë më se serioze.

Edhe pse shumë do të mendonin se bëhet fjalë për një refleks, një tik ose thjesht siklet, sepse ne nuk ia dalim dot për momentin, psikologët thonë se truri ynë e interpreton këtë situatë si stresuese, shkruan albeu.com.

–Çdo formë e prekjes së pavetëdijshme është një përpjekje për të ngushëlluar veten”, shpjegojnë psikologët.

Veprimet automatike si kruarja e kokës ose masazhimi i qafës janë një pasqyrim i jashtëm i gjendjes sonë të brendshme. Një nga teoritë e theksuara nga psikologët është se këto lëvizje në të vërtetë shprehin zhgënjim.

Ata besojnë se shumica e gjesteve të pavetëdijshme, të cilat përfshijnë prekjen e vetvetes, nuk janë gjë tjetër veçse një dëshirë për të ngushëlluar veten në momente stresi ose pasigurie.

Nga ana tjetër, ekziston një përkufizim tjetër që është disi më pak i përhapur se ai që kemi shpjeguar tashmë.

Bëhet fjalë për mënyrën se si një person mëson. Ekzistojnë tre lloje të të mësuarit: shikimi, dëgjimi dhe prekja . Për ata që mësojnë duke parë, ka të ngjarë të shikojnë lart nga qielli në momente reflektimi dhe ata që mësojnë duke dëgjuar do të prekin veshin e tyre. Neuropsikologët pohojnë se ata që kanë zakon të kruanin kokën mësojnë më së miri përmes prekjes ose lëvizjes. /albeu.com/