Bashkëshortja e reperit të njohur, Lyrical Son, feston sot ditën e lindjes. Reperi nuk i ka rezistuar dot një urimi publik për partneren e tij në këtë moment special.
Ndryshe nga si jemi mësuar ta shohim nëpër projekte si ‘djalë i keq’ apo plot humor nëpër intervista, reperi ka edhe një anë mjaft romantike.
“Urime ditlindja’ shpirt. Ishalla plot tjera me shendet e dashni (qe pi bjen me mu haha)”, shkruan Lyrical Son krahas fotos me bashkëshorten.
Kujtojmë se ai dhe partnerja e tij janë prindër të dy vogëlusheve.