“Ma copëtove zemrën shoku im i shtrenjtë”, aktori i njohur i Portokallisë reagon “zemërthyer” për ngjarjen tragjike në New York

Ngjarja tragjike e ndodhur ditën e djeshme në një familje shqiptare në Neë York, ka tronditur jo pak opinionin publik.

Aktori shqiptar Florind Belliu hodhi nga kati i 6 banesës gruan e tij Ornela në ditën e saj të ditëlindjes dhe më pas u hodh edhe vetë, duke gjetur të dy vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja tragjike ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur, ndërsa 35-vjeçari shqiptar ishte aktor.

Të shumta ka qenë reagimet nga familjarët dhe të afërmit e tij, e së fundmi një reagim prekës vjen edhe nga aktori i njohur i humorit të Shqipëri, Irgen Cela.

Cela shkruan se kjo ngjarje e ka copëtuar zemrën, ndërsa nuk e beson se si shoku i tij bashkë me bashkëshorten ikën nga kjo botë në këtë mënyrë.

Postimi i plotë i Irgen Celës:

Ma copëtove zemrën shoku im i shtrenjtë. Nuk e besoj që ike kështu bashkë me Ornelën. Nuk më besohet që po bëj këtë status për ty . Je i ngulitur në mendjen time dhe zemrën time për gjith ato kujtime të bukura që kemi bashkë dhe pasionin që ndanim për aktrimin. Ju shkoftë Shpirti në paqe të dyve shoku im i shtrenjtë dhe Zoti i dhëntë forcë familjes tënde në këto momente të vështira ??/albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Irgen Çela (@cela_irgen)