Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Alban Menerin, pasi vrau fqinjin e tij Nikolin Stakës, duke e goditur me grushte dhe shkelma. Përpara togave të zeza 51-vjeçari nuk e ka mohuar konfliktin, por është shprehur se ai ka qenë në gjendje të dehur. Por, ky pretendim i tij është hedhur poshtë nga akuza, pasi sipas prokurorisë nuk ka rezultuar se ai ka qenë I dehur kur është konflikutar me viktimën. Ngjarja ndodhi pasditen e 30 korrikut në rrugën “Sulejman Pitarka” në kryeqytet, ku autori fillimisht do debatonte me një parukuiere. Shkak i debatit u bë një vend parkimi që Meneri pretendonte se e zotëronte dhe se ishte pronë e tij.
Në këto momente ka dalë në dritare 56-vjeçari, Nikolin Staka me profesion mësues, e në përpjekje për të shuar konfliktin, viktima i ka kërkuar 51-vjeçarit të mos debatonte me një grua. Meneri i ka kërkuar 56-vjeçarit Staka, të vinte poshtë për ta sqaruar. Sapo viktima ka zbritur, është goditur me grushta në fytyrë e qafë, ku pas disa orësh si pasojë e hemorragjisë së brendshme humbi dhe jetën./albeu.com